Ish kreu i PD, Sali Berisha ka dalë hapur kundër qëndrimeve të pasardhësit të partisë së tij, Lulzim Bashës. I ftuar në “Kjo Javë”, Berisha e ka cilësuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin si harxhim kohe, u shpreh se opozita nuk duhet të humbë kohë.
“Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë. Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend”.- tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post