Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani dhe partneren e tij Giota kanë përfunduar në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Dy yjet rrëfyen historinë e tyre të dashurisë: Si u njohën? Kush është më romantiku? Po më xhelozi? Në daljen e tyre të parë mediatike çifti iu përgjigj këtyre pyetjeve por jo vetëm.
Historia e tyre u ngjan historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një follow në “Instagram” për tu kthyer më pas në një dashuri të vërtëtë.
ADVERTISING
“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.”– tregoi Giota për “Revistën Class”.
Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai luante për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium si një tifoze e Tiranës.
“E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.
Më xheloze jam unë. Jo se Jasiri nuk është, por unë e shpreh pak më shumë. Zënkat i menaxhojmë shumë thjesht. Të jetë për mua i zgjas goxha, por siç e thashë Jasiri ka një tip shumë të qetë, qesh në çdo situatë. Dhe tani që ai më njeh mirë sa ta shikojë që unë filloj me ndonjë ‘dramë’, thotë ndonjë histori për të qeshur dhe di shpejt të dalë nga situata.
Gjëja që më pëlqen më shumë tek Jasiri është qetësia që ai ka në çdo situatë. Ndërsa gjëra që nuk na pëlqejnë tek njëri-tjetri nuk kemi. Mendoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe plotësojmë nga pak njëri-tjetrin”, u shpreh partnerja e Asanit.
Diskutime rreth kësaj post