Në takimin me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Jalë, ku startoi edhe kampingu i përvitshëm i forumit rinor, kreu i saj Ilir Meta nxori në pah objektivat e vërtetë që ka kjo forcë politike.
Sipas Metës, tanimë nuk do të luajë më rolin e “Kingmaker-it” në politikë duke ruajtur ekuilibrat, por do t’ia japë pushtetin “King-ut”, pra popullit që për të është mbreti i sovranitetit.
“Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë “king-maker”. Por synon t’ia japë pushtetin “King-ut” dhe “King-u” është populli i Shqipërisë, është sovrani nëpërmjet referendumit. Kjo garanton që Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë sot e përgjithmonë”, tha Meta.
“Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur arsimin. E para për të krijuar vende të reja pune. Përse Maqedonia e Veriut ka shumë zona të lira, si Shkupi 1, Shkupi 2 mbi 10-15 vjet që janë krijuar. Shikoni ça prioriteti i jepet të rinjve. Kurse këtu kemi pastrimin e parave dhe ekspansionin e
Ndraghetas në shoqërinë tonë.
Këtu kemi kullat me 4-5 mijë euro metri katror, sepse mendojmë se do vijnë ata që do blejnë pasaportat këtu. Kurse për një çift të ri të fejuar, ose martuar ne e dimë sa vite punë duhen për të blerë një shtëpi në Tiranë.
Përmbyset rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, që të bëhet një grusht shteti me procedura, duke shpikur ligje antikushtetuese mbi Kushtetutën, duke ardhur në këtë lloj sistemi të kalbur, që emrin më të mirë e ka regjimi i inceneratorëve. Një shtet i tërë që punon të mbledhë taksat e Fierit, Tiranës, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, në mënyrë që të vazhdojnë ca persona në kërkim të vjedhin dhjetëra mijëra euro çdo ditë.
Sesi vjedhin gjithë shtetin me firmë kriminale, dhe sesi vjedhin me firmat e njerëzve që kanë vdekur për miliona euro, të tjerë të moshuar që janë nëpër azile atje dhe që pastaj figurojnë këtu. Se këta nuk kanë prioritet rininë, start-upet, meritokracinë dhe kërkojnë që të vetmit të rinj me të ardhme në këtë vend të jenë patronazhistët”, shtoi më tej ish-Presidenti.
Diskutime rreth kësaj post