Kreu i social-demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, hedh idenë e krijimit të Shteteve të Bashkuara të Europës deri në vitin 2025.
Ish-presidenti i Parlamentit Europian, Schulz, i cili pritet të jetë në koalicionin qeverisës të kancelares Merkel, thotë se një Europë më e bashkuar dhe federale do të jetë më e aftë për t’u përballur me sfidat e kohës si ndryshimet klimatike apo emigracioni masiv.
“Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale”, tha ai dje në fjalimin e mbajtur në kongresin e partisë së tij në Berlin.
Sipas Schulz, krijimi i Europës federale do t’u jepte zgjidhje edhe problemeve si evazioni fiskal i kompanive të mëdha apo shkelja e të drejtave civile nga gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook.
Schulz parashikon se një BE e fuqishme do t’u ndalonte përparimin nacionalistëve të krahut të djathtë, të cilët janë rritur dukshëm në vende si Gjermania, Austria, Danimarka, Finlanda, Franca dhe Holanda.
Diskutime rreth kësaj post