Situata në Bashkimin Evropian nuk është e mirë, madje ajo është shqetësuese, tha presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Ai gjatë debatit me titullin “Zërat e të ardhmen sëEvropës” në Vjenë, tha se është e domosdoshme një ndarje e qartë e përgjegjësive dhe reformave thelbësore, dhe madje të ndryshohen marrëveshjet e BE, transmeton Klan Kosova.
Në të njëjtën kohë, ai tha se guximi për të marrë këto hapa është i kufizuar.
“Ne kemi forca centrifugale në BE”, përfundoi Schulz, duke shtuar se për këtë arsye Evropa është e kërcënuar.
Në një kohë të globalizimit, Evropa është tërhequr në vend se të pranojë këto sfida, tha ai duke shtuar se qytetarët nuk besojnë më në institucione dhe se besimi mund të rikthehet me shpërndarjen në mënyrën më të mirë të përgjegjësive, transmeton Klan Kosova.
Diskutime rreth kësaj post