Ambientalisti Sazan Guri paralajmëroi sot publikisht kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin se do ta hedhë në gjyq.
Ky paralajmërim vjen pas lajmeve që kanë qarkulluar prek kohësh në media se ky i fundit ka urdhëruar punonjësit e bashkisë për të helmuar qentë e rrugës.
“Ne deri tani kemi dy gjyqe penale Gjirokastrën dhe Pogradecin, do të kemi edhe një në Kukës. Do ta hedh në gjyq, në qoftë se del pakti Safetin do ta hedh në gjyq. Nëse ka provë aty do shkojmë. Janë një mijë mënyra për të vajtur tek ajo që nuk vjen kurrë që quhet helmimi.
Në të gjitha rastet do të doja të denoncoja mënyrat makabre se si vriten qentë”, – u shpreh Guri në “ABC e Mëngjesit”.
Më tej, ai ka reaguar edhe për rastin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, djali 9-vjeçar, i së cilës u sulmua para disa ditësh nga qentë teksa po hynte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
“Ne duhet të përgatisim një shoqëri që nuk ka frikë, se frika jote është një lloj sulmi për qenin”, – tha Guri duke lënë të kuptohet se qentë sulmojnë njerëzit që kanë frikë.
Diskutime rreth kësaj post