Nje sasi rekord droge u kap ne nje kontenier me banane ne portin e Durresit, plot 613 kg kokaine.
Nga hetimet paraprake, mesohet se droga ka ndjekur kete itinerar: Kolumbi, Itali, Maltë dhe Durrës.
Me te mberritur ne Durres, kontenieri, pas sinjalizimeve nga vendet partnere, është mbajtur nën vëzhgim përgjatë 24 orëve të fundit dhe eshte nderhyre teksa po bëhej tranportimi për në magazinat e kompanisë Arbri Garden i bananeve.
Lala tha se ka dyshime të forta se kjo sasi rekord droge do kthehej prapë mbrapsht në vendet e BE.
Madje ajo shtoi se ka dyshime të forta se ky rrjet i fuqishem i trafikimit te kokaines kanë lidhje me njerëz të politikës, e keto janë dyshimet e forta që kanë ngritur prokurorët të krimeve të Rënda te cilet jane mbledhur paraditen e sotme ne nje analize rreth ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post