Saranda, një mrekulli me plazhe, ujë të kaltër e me rërë të imët. Kështu e nis reportazhin kushtuar Shqipërisë emisioni Capital i televizioni francez “M6”. Çmimet e favorshme, ku për vetëm 600 euro, përfshirë dhe biletën e avionit, mund të qëndrosh për një javë në jug, e bëjnë vendin më të vizitueshëm nga ana e turistëve, ku gjatë viteve të fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme, e veçanërisht të vizitorëve nga Franca.
Nga ana tjetër në reportazh, gazetarët francezë evidentojnë përveç plazheve të bukura, dhe vendet historike, të cilat gjatë vitit që lamë pas u vizituan nga 7.5 milionë turistë, një shifër kjo rekord për vendin.
Për të zbuluar, këtë destinacion të ri turistik, media franceze thotë se mjafton që të kërkosh në internet dhe do të dalin një larmishmëri rezultatesh, ndërsa e përshkruan Shqipërinë si “Magjia e Ballkanit”, “Rrethi i mrekullive të fshehta të Ballkanit”, “Mrekullia e pazbuluar” apo dhe “Shqipëria Befasuese”.
Vendi ka shënuar një rritje të numrit të turistëve edhe për çmimet e favorshme, pasi vizitorët paguajnë 30% më lirë se Në Greqi apo Kroaci ku për 1 javë mund të paguash 1314 Euro për person.
E në fund televizioni francez nuk lë pa përmendur as ushqimin dhe mikpritjen ndërsa thekson se një pjesë e madhe plazheve ende nuk është zbuluar.
Diskutime rreth kësaj post