Sara Hoxha ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli më shumë për emocionet e fitores në “Dancing With the Stars”, pushimet në Bali si dhe marrëdhënien me Ledri Vulën jashtë kamerave. Partnerja e reperit të dashur për publikun pohoi se në fillim e kishte të vështirë të mësohej me kamerat, por duke dalë çdo të premte në ekran, emocionet i kaluan.
Kjo ishte edhe një nga arsyet pse Ledri nuk ishte i pranishëm në sallë, përpos faktit që kishte angazhime me koncerte.
E pyetur nga Bieta për zënkën më të shpeshtë me të sa i takon vajzës, Sara pohoi se “kapen” vetëm kush do ta takojë Poem i/e para.
Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, Sara pranoi se kanë nisur kërkesat nga gjyshërit, por ajo do ende kohë të shijojë Poin.
Diskutime rreth kësaj post