Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.
Së fundmi është aluduar për një shtatzani të dytë të Sarës edhe pse nuk është hera e parë që këto thashetheme kanë qarkulluar. Ama Sara ka vendosur t’ju japë një përgjigje të gjithëve me një video të postuar në Tik Tok, ku me anë të një trendi së fundmi i krijuar nga fjalët e ish-banores së “BBV2:, Ermiona Lekbellos, ka mohuar të gjitha zërat për ndonjë pritje të ëmbël.
Ledri duket se është mjaft i angazhuar me projektet e tij të reja muzikore e Sara është shpesh herë me të në xhirimet e klipeve ose edhe nëpër intervista. Së fundmi Sara ka postuar një video nga xhirimet e klipit, ku në sfond dëgjohet pak kënga e re e Ledrit, e cila do të publikohet së shpejti.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post