Ditën e sotme Sara Hoxha ka publikuar një foto ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapucino. Por ajo që vumë re në foton e publikuar në Instastory, janë strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që ajo nuk u mundua aspak t’i mbulonte.
Mirëpo, si duket ky postimi i Sarës ka shkaktuar disa polemika dhe paqartësi, të cilat e kanë detyruar bukuroshen të sqarojë postimin e saj të mëparshëm.
Ajo ka shpërndarë një tjetër foto në Instastory ku sqaron se ato quhen strija, jo celulit sikundër e kanë quajtur disa persona e media. Po ashtu, ajo bën me dije se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.
Pra, si duket bukuroshja shqiptare paska patur disa probleme me peshën në të shkuarën dhe kjo është hera e parë që na e rrëfen këtë gjë.
“E para: Këto quhen strija dhe jo celulit!
E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatëzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës.
E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet.” – shkruan Sara.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post