Aktorja e njohur Sandra Bullock, ka habitur së fundmi me deklaratën për vajzën e saj 9- vjeçare Laila, ku gjatë një interviste në “Red Table Talk”, aktorja u shpreh “e bindur se Laila “do të jetë presidente e Shteteve të Bashkuara”.
“Është thjesht një fakt. Ajo do të shpëtojë botën”, deklaroi Sandra. Më pas bëri shaka duke shtuar “se edhe ajo do të bëhet pjesë e Shtëpisë së Bardhë”, duke thënë se; “do të jem duke bërë ndonjë ridekorim”. Bullock adoptoi Laila-n në vitin 2015, e cila kishte qenë në një qendër kujdestarie në Lousiana, rreth pesë vjet pasi adoptoi djalin e saj 11-vjeçar Louis.
Diskutime rreth kësaj post