Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Tha se policia duhet të hyjë në një fazë të re transformimi dhe reformimi.
Sipas tij, është shumë e nevojshme që të shtohet numri i efektive të policisë dhe të ristrukturohet trupa, në mënyrë që sa më shumë policisë të zbresin në terren.
“Duhet të shtojmë numrin e policive dhe ta ristrukturojmë që policët të zbresin në terren. Duhet hequr burokracia, policia sot ka shumë drejtorë, por ka nevojë për më shumë operatorë. Unë e kam propozuar edhe kur isha ministër që në vend të drejtorive të mëdha të policisë na duhen komisariate të fuqishme policie që t’i shërbejë komunitetit. Duhet të vijojë modernizimi i policisë, shtimi i numrit të efektivëve, zbritja në terren dhe kryesorja Akademia e policisë, që është A dhe ZH e policisë, që jo vetëm rekruton më të mirët, por edhe i edukon”, – tha ish-ministri në Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post