Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sot për publikun teksa ishte në një vizitë në Vlorë, ku ka pranuar se do të largohet nga qeveria.
Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit, pranoi se do të largohet nga detyra për t’u kthyer në Kosovë pranë familjes.
Për akademikun Artan Fuga largimet në qeveri duhen të bëhen modestisht pa deklarime.
Sipas tij ministrat duhet të ikin në heshtje, ose të presin deklarimin, pasi sipas Fugës është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze.
Postimi i plotë:
“Cfarë komedie!
Me ministra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë!
Si lloj “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!
Ne nuk jemi Turi!
Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin!
Cfarë qejfi me veten!
Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!
Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!
Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse eksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!
Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria!
Si nuk u mërzitët xhanëm!” – ka shkruar Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post