Kanë mbetur edhe disa ditë deri në momentin kur do të paraqitet Samsung Galaxy S8, dhe interneti është përmbytur me tekste, fotografi dhe teste të pretenduara.
Për specifikat pothuajse gjithçka është e njohur (Snapdragon 835, 4GB RAM, 64 GB + SD slot, bateria është e njëjtë si modeli i mëparshëm), por fokusi këto ditë është te ekrani, ndërsa fotot e reja që janë shfaqur në faqet kineze të internetit hedhin hije mbi të gjithë telefonat e mëparshëm .
Nëse i besojmë asaj që shohim, Samsung në një kuti që mezi është më e madhe se një iPhone 6 (ekran 4.7 inç) ka paketuar një ekran mbresëlënës Quad HD prej 5.8 inç. Besohet se do të ketë një version me një ekran prej 6.2 inçësh, raporton Technobuffalo.
Ajo që është më interesante është fakti se buzët e ekranit janë shumë afër buzës së kutisë, kështu që nuk egziston butoni Home, ndërsa lexuesi gjurmëve të gishtave është transferuar mbrapa telefonit, ndërkohë që Samsung ka ridizajnuar edhe UI (User Interface) kështu që kjo do të jetë paisja e parë Android e Samsung me një navigacion pak më të ndryshëm, me funksionalitet të ndryshuar të butonave virtualë të njohur në pjesën e poshtme të ekranit.
Në 24 orët e fundit, u shfaqën edhe rezultatet e pretenduara të testimit, dhe kështu disa portale individuale transmetuan se Galaxy S8 e ka “hëngër” rekordin që iPhone 7 e kishte në testin AnTuTu – rezultati është 205284 për Galaxy S8 kundruall 181807 për iPhone 7 Plus.
Galaxy S8 AnTuTu benchmark test from Jacky on Vimeo.
Deri më tani, rezultati më i fuqishëm për Android është testi OnePlus 3T me rezultat 162423.
Megjithatë, merreni këtë informacion me rezervë.
Çdo gjë do të jetë më e qartë më 29 mars, kur është planifikuar prezantimi.
Diskutime rreth kësaj post