Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës në Samitin e Diasporës, tha se kjo ditë duhet të shërbejë si thirrje që bashkëpunimet të mos jenë vetëm në ditë të caktuara, por ato të shtrihen përgjatë gjithë vitit.
Ajo u ndal tek investimet në invovacion, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur pasi kjo i kushton shumë.
“Kjo data e sotme duhet të na shërbejë që duhet të bashkëpunojmë me njëri tjetrin dhe të mos humbasim deri në samitin e ardhshëm. Ne sot 99% të shërbimeve i ofrojmë online. Shqipëria është lidere e rajonit, Shqipëria ka një rol udhëheqës në rajon, luan një rol ekilibrues për rajonin dhe është kthyer shembull për Ballkanin se si një vend i vogël, i dalë nga një e shkuar e paprecedentë, sepse asnjë vend nuk e ka pasur regjimin totalitar si ne. Ne kemi arritur 10 milionë turistë këtë vit.Ne nuk garojmë me askënd tjetër, ne garojmë me kohën dhe veten. Shqipëria ka humbur shumë kohë, ndaj duhet të jetë me inovative se vendet e tjera, i duhet të kapë sekondat që kalojnë”, tha ajo.
Ministrja Balluku u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë, që t’i kthejnë sytë nga vendi dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tij në të gjitha fushat.
“Të gjithë shqiptarët në Diasporë duhet t’i kthejnë sytë nga vendi. Disa kanë vendosur të kthehen në atdhe, sepse jeta është e mirë, është pozitive. Ktheni sytë nga Shqipëria pasi “guri i rëndë” peshon në vend të vet”, u shpreh Balluku.
Diskutime rreth kësaj post