Teksa liderët e Bashkimit European kanë mbërritur në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, masat e sigurisë në kryeqytet kanë qenë tepër të larta.
Një helikopter ushtarak monitorionte nga ajri perimetrin e sigurisë, në zonën ku po qëndronin liderët europianë.
Gjatë patrullimit të tij, zhurma e helikopterit i ka ndërprerë fjalën presidents së Kosovës, Vjosa Osmanit, teksa ajo po mbante një intervistë për mediat.
“Të presim që siguria të bëjë punën e tyre”, u shpreh Osmani teksa helikopteri po patrullonte sipër tyre.
Diskutime rreth kësaj post