NATO ka njoftuar se samiti i saj i ardhshëm do të mbahet në Vilnius, Lituani, më 11-12 korrik 2023, sipas The Guardian.
“Ne po përballemi me mjedisin më kompleks dhe të paparashikueshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.
Takimi në Vilnius do të jetë një mundësi për krerët e shteteve dhe qeverive aleate që të bien dakord për hapat e mëtejshëm për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë dhe të rivlerësojnë rritjet e konsiderueshme në shpenzimet e mbrojtjes, si dhe për të vazhduar mbështetjen tonë për Ukrainën.
Në një epokë të konkurrencës strategjike në rritje, lidhja transatlantike midis Europës dhe Amerikës së Veriut në NATO vazhdon të jetë thelbësore për sigurinë e një miliard qytetarëve tanë,” tha në një deklaratë, sekrtari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Diskutime rreth kësaj post