Biznesmeni Samir Mane po hyn edhe në sektorin bankar në Shqipëri, të paktën kjo lëvizje raportohet nga disa media. Sipas ‘Respublica’, kompania ‘Balfin Group’ që zotërohet nga Mane ka blerë së fundmi ‘Tirana Bank’, një prej bankave më të rëndësishme në vend. Informacioni përcillet nga operatorë të tjerë bankarë në tregun shqiptar.
‘Respublica’ ka kontaktuar me zyrën e shtypit të Balfin, nga ku shprehen se “nuk kanë asnjë koment për momentin”.
Sektori bankar në Shqipëri është përfshirë nga lëvizje të shumta kohët e fundit. Pak ditë më parë ishte francezja ‘Societe Generale’ që njoftoi largimin nga tregu shqiptar, ndërkohë që Intesa Sanpaolo është bashkuar me Veneto Bank.
Diskutime rreth kësaj post