Në media u tha se pas 13 vitesh punë, aktori dhe moderatori i spektaklit të humorit Portokalli Salsano Rrapi kishte dhënë dorëheqjen.
Mirëpo Salsano ka vendosur t’i shuajë vetë të gjithë zërat. Me anë të një fotoje ai ka sqaruar se si qëndron e vërteta, duke zbuluar se edhe këtë sezon do të shfaqet në ekranin e “Top Channel”.
Rrapi ka publikuar në Instagram një foto me aktorin tjetër të Portokallisë, Erdit Asllani, gjë që dëshmon se ai vazhdon punën në spektaklin e humorit. “Së shpejti bombë”, ka shkruar Salsano përkrah fotos, për të treguar se sezonin e ri do të kthehen akoma dhe më fuqishëm.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post