Aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi prej vitesh është angazhuar në emisionin e humorit në TCH, “Portokalli” si moderator dhe aktor.
Mirëpo sipas “Dritare.net”, Salsano së fundmi është parë në dyert e gjykatës, jo për veten e tij, por për të mbështetur një të afërm që ishte arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Edhe në këtë ambient serioz, Salsano nuk i ka lënë batuat e humorit, njofton “Dritare.net”, ndërsa bëhet e ditur se i afërmi i aktorit është liruar me masën e “detyrimit për paraqitje”.
Diskutime rreth kësaj post