“Bardhi-Berisha, një bashkim pa asnjë bazë morale”. Kështu e përkufizon ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli uljen në një tryezë të tyre. Kadilli u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News se projekt i tyre është i konsumuar dhe se Berisha sipas tij nuk jep më rezultat.
“Bardhi-Berisha, një bashkim pa asnjë bazë morale. Kanë akuzuar njëri tjetrin për vrasje dhe bashkëpunëtor në vrasje. Ndërsa sot u thonë shqiptarëve të dy bashkë do rrëzojmë një vrasës. E kuptoni sa qesharakë e bëjnë opozitën kështu. Cfarë fryme të re opozitare sjellin, po bashkë krijojnë mitin, ja u bashkuam.
Po bashkë ishin, vajtën në Kukës bashkarisht, pse nuk dhanë rezultat. Nuk funksionon bashkimi i dy shefave. Nuk është çështje bashkimi emrash, por aksioni politik. Njerëz të stërkonsumuar të akuzuar për korrupsion.
PD nuk e votojnë se është i konsumuar projekti, Berisha nuk jep më rezultat. U gdhinë një ditë e panë veten deputetë e nuk kanë folur kurrë në parlament. Rrinë për interesa përsonale për një rrogë deputeti”, -vijoi më tej Kadilli, ndërsa komentoi edhe aksionin politik të Lulzim Bashës.
“Nuk jam dakord me linjën politike të PD zyrtare. Një forcë politike është e destinuar të garojë, në të kundërt nuk është më forcë politike. Ndaj Basha o do i qëndrojë vendimeve ose të mos kunsumojë edhe një herë moralin politik. Basha ka gjithë mundësitë teorike për të ngritur atë forcë politike.
Është shumë i ndrojtur si aksion politik. Nuk jam këshilltar i tij, Manifesti politik që shpalla në PD është dokumenti më që opozita ka përballë. Hapet partia kur njerëz që s’kanë qenë me PD duan të jenë me PD.
Vijoj të këmbëngul te idetë e mia politike. Basha, Berisha e kushdo që i ndjek nga pas i ka mekanizmat. Berisha edhe të dojë nuk e bën më dot, Basha i ka shanset le ta provojë. Njerëzit presin cfarë do bëjë një opozitë. Nuk ka rëndësi kush do e bëjë por cfarë do bëjë”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post