Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, nisur nga çështja e ‘nxehtë’ e pretendimeve të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.
Spahiu shkruan se s’ka tradhti më të madhe sesa të shkatërrosh ushtrinë e vendit tënd. Madje iu drejtohet politikanëve shqiptarë me ironi duke iu thënë që të dalin ta mbrojnë kufirin detar me makinat e blinduara të tyret apo me vilat me pishina, pasi ushtria jonë nuk ka asnjë anije ushtarake, nëndetëse apo avion.
“S’ka tradhti më të madhe, se të shkatërrosh ushtrinë e atdheut tënd! 30 vjet shtet: Saliu-Rama-Meta s’kanë asnjë anije ushtarake. Zero anije, zeron avion, zero nëndetëse! Këta palaço e kanë lënë ushtrinë shqiptare më keq se Enver Hoxha. Saliu ka shitur për skrap në Beograd avionët MIG. Dil mbrojeni kufirin detar me Mercedesat e blinduar ose me vilat me pishina të kryetarëve të partive nëse futet flota greke”, – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post