Ervin Salianji e ka kaluar “turpin” e mesazheve erotike me shtetasen G.D.
Pasi u shfaq të enjten në Kuvend, ku nuk mbajti fjalim, ai ka qenë sot në Komisionin e Sigurisë dhe ka shkëmbyer disa replika me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, që ishte thirrur për të folur për vetingun në polici.
Salianji ka kërkuar veting të thellë jo vetëm për policët, por dhe politikanët.
Salianji: Ju si mazhorancë se keni pranuar që policia ka pasur probleme të thella në lidhjet e saj me krimin.
Duke qenë se përfshini në këtë vetting të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, a nuk mendoni se në këtë ligj duhej përfshirë edhe ministri i Brendshëm, për lidhjet e tij me krimin, pastaj të shtrihej në gjithë klasën politike.
Ju thoni në relacion se legjislacioni i tanishëm nuk partashikon mjete apo procedura kontrolli që mund të konsiderohen si efektive.
Një shqetësim tjetër është; a ka pasur marrje kompetencash nga nga ILDKP-ja për t’ia kaluar ato një institucioni që do ngrihet nga qeveria.
Xhafaj: Nëse do isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do i isha nënshtruar vettingut.
Nëse duhet një ligj i vettingut për politikanët jam i pari që do e votoja dhe të cilit do i nënshtrohen të gjithë politikanët, duke ju përfshirë edhe ju.
Diskutime rreth kësaj post