Sikurse Grida Duma, edhe Ervin Salianji u rreshtua sot haptazi pro Sali Berishws. Edi Rama u shpreh se ka qenë kundër ardhjes së Berishës në krye të PD-së, por sot deklaroi se kemi një realitet politik dhe duhet pranuar.
“Unë mendoj çdo deputet ka bërë zgjedhje për të qenë aty. Deri në 6 mars kam qenë një nga zërat që Berisha nuk duhet të ishte në drejtimin e PD-së. Kam bërë betejë publike. Unë kam menduar që duhet mbajtur një qëndrim i caktuar, por tani nuk mund të shmanget një realitet politik. Një Parti Demokratike fiton dot pa ata që ishin në shesh? Nuk i heq njerëzit vendimi i gjykatës. Ne si njerëzit që kemi qenë më të votuar në 25 prill kemi pasur siglën, mbështetjen ndërkombëtare apo kemi pasur kundër një gjë që u prek aty dhe unë besoj se ishte element thelbësor. Rrënimi i besueshmërisë së liderit”, theksoi deputeti i PD.
Salianji foli për protestën, duke thënë se ishte mëse e domosdoshme që qytetarët të dilnin në shesh, pasi sipas tij, Rama po sillet si monark.
“Jo vetëm isha në protestë, por isha edhe në organizim. Besoj që detyra e cdo opozitari është që të bëjë përpjekje maksimale për të nxjerrë në shesh njerëz, sidomos në një situatë ku nuk ka asnjë reagim nga qeveria pavarësisht skandaleve. Edi Rama sillet si monark, sikur nuk ka njerëz dhe opozitë përballë. E ka çuar përtej cdo niveli brutal sjelljen e tij brutale qoftë ndaj opozitës qoftë ndaj qytetarëve.
Për mua ishte surprizuese, ishte e jashtëzakonshme. Jam i emocionuar nga ajo që pashë. Njerëz që nuk kanë funksione drejtuese kishin dalë në shesh. Nuk ka pasur një organizim apo shtrirje në cdo cep të Shqipërisë”, tha Salianji në emisionin “Opinion”.
Diskutime rreth kësaj post