Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh në emisionin ‘Debat’ se për vendimin e përjashtimit të Berishës është negociuar në një periudhë 3 mujore.
“Ka pasur negociata në një periudhë 3 mujore për të pasur një zgjidhje tjetër, ashtu siç edhe qëndrimi fillestar i Berishës ka qenë që PD nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Vendimmarrja jo vetëm i takonte Bashës, por ka barrën e përgjegjësisë si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë. Unë mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për Sali Berishën, pasi nuk duhej të linçohej, pasi kryesia njësoj do të vendoste siç vendosi tani”.-tha ai.
Më tej, ai theksoi se lëvizja e Berishës është ndërmarrë për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës flet ambasada, DASH dhe ka pasur një qëndrim të qartë. Ky është thelbi i konfliktit të sotëm. Nuk është një lëvizje për demokraci, nuk është një lëvizje mes dy personave, është një lëvizje për t’i dalë përballë SHBA-ve. Këtu ndahemi. Nëse kjo lëvizje do të ishte bërë në qershor, kur Basha u mbështet nga Berisha në krye të PD, do të ishim në të tjera diskutime. Ka një gju aty-aty me atë të Edi Ramës”, u shpreh Salianji.
Diskutime rreth kësaj post