Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se opozita ka tre kushte pa plotësimin e të cilave nuk do të lejojë që të zhvillohet asnjë seancë normale.
“Ne kemi tre kushte. Në kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore për të parë konfliktin e interesit dhe se ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve.
Në kërkojmë që në komisionin e reformës zgjedhore, opozita të ketë përfaqësuesin e saj. Deri sa të arrihet plotësimi i kërkesave tona, ne do ta përshkallëzojmë aksionin tonë opozitar” tha ai.
Akuzoi socialistët se vetëm ngrenë kartonin dhe votojnë duke e çuar Shqipërinë drejt regjimit.
“Edhe në komunizëm votohej, ku ndryshonin delet e atëhershme me delet e tanishme që ngrenë kartonin për të votuar.
Ky është parlamenti i Edi Ramës. Kjo është pasoja, shkakun gjejeni tek Edi Rama. Disa nga deputetët e sotëm do i kallëzojmë penalisht pasi nuk na lanë të ushtrojmë funksionin tonë” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post