Në fjalën e tij në Kuvend deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur ashpër deklaratave dhe gjuhës ofenduese të kryeministrit Edi Rama të përdorur sot në seancën plenare në Kuvend.
Pjesë nga fjala:
“Afera e Portit të Durrësit e bën që Rama të ishte qesharak, ndyraq, dhe të përmende cilindo që t’i ketë dalë kundra. U rrotullua në varr Faik Beu për krahasimin që bëri kryeministri me të. Krahasimi nuk qëndron dhe u bë nga një njeri që është një ndyraq. Konica jetonte me një pension shtetëror, ky këtu jeton me plaçkitjen e shqiptarëve, me super vila të bëra në kurrizin e qytetarëve shqiptarëve. Miln euro salltaneve, veshje që dalin nga shqiptarët. Vepra e Konicës, ishin librat gazetar. Veprat e këtij janë PPP, ministra që kanë përfunduar në burg. Kryeministri në raport me opozitën ishte një fabrikë e përpunimit të helmit , u bë ujë nga helmi. E patë edhe ju gëzimin që kishte se kjo marrëveshje po kalonte. Erdhi me hare dhe zellin e kishte si një gomaricë që po shihte përpara dhe po gëzohej. I eksituar për atë që shihte pëlliste me të madhe dhe I drejtohej kujtdo që e shihte si armik, duke e marrë si personale me ata që I nxirrnin përpara argumentet. Ndërkohë që ne përpiqemi me rrugë institucional, kjo aferë ka lindur nga tavolina e Nusretit ku qeveria nisi ti ofronte Shqipërinë një investitori dhe pjesën tjetër të investimit do ta kenë kompani ofsshorë. Por nëse është një investitor shumë serioz përse nuk bëhet ky investim qoftë në Durrës qoftë në jug. Përse nuk bëhet në një zonë tjetër? Sude Rama bashkë me bashkëpunëtorët e vet po shet ajrin dhe tokën, në kontratë e keni të shkruar që financimi i një burime do të jetë nga të ardhurat e shitjeve të klientëve. Kjo është kompania serioze. Çfarë fitojnë qytetarët shqiptarë? Toka nuk vlen 600 mln euro…Toka vlen më shumë se 1 mld euro. Zyrën e shitjeve të kompanisë e kishin pyetur, nëse toka do i jepen biznesit shqiptar do ta merrte më shumë. Ka kaluar kontrata mes oligarkëve shqiptarë që fshihen mes Alabbarit dhe Ramës, ju po e falni zotri. Po i falni thuajse 60 mln euro të tjera kompanisë së Ramës. Po i humbni Shqipërisë 28 mln euro sot. E patë që BE tha se po tërhiqemi.”, tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post