Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen ‘Babale’, është shtyrë për datën 18 korrik. Avokatët e deputetit të Partisë Demokratike Ledio Braho dhe Indrit Sefa, kërkuan që seanca të shtyhet me argumentin se janë në bojkot. Megjithatë seanca u shty pasi nuk plotësohej trupa gjykuese, sepse mungonte gjyqtarja Elona Tora, e cila dyshohet se ishte me Covid. Deputeti Demokrat mbërriti ne Gjykatën e Apelit i shoqëruar nga disa deputetë të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Në një prononcim për mediat, pas seancës, Salianji tha se do ta pranojë vendim e gjykatës, por megjithatë ai beson se do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.
Salianji theksoi se është manipuluar procesi me një dëshmitar të rremë. “Po ça do bëj do hidhem përpjetë? Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh. Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar. Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore. Unë jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik. Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin”, tha ai.
Flamur Noka presion gjyqtarëve
Sulm të “klanit Xhafa”, e ka quajtur deputeti Flamur Noka procesin gjyqësor të Ervin Salianjit, seanca për të cilin u shty ditën e djeshme. Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Salianjit i janë vërsulur me procese gjyqësore të montuara.“Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji. Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës. Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë. Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia”, tha ai. Ndërkohë, kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
Berisha merr në mbrojtje Salianjin dhe sulmon gjyqtarët
Ndwrkohw edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, pasi ky i fundit rrezikon dënimin me burg, për çështjen e ‘Babales’. Berisha harroi dhunë që ushtori më 8 janar tek selia e PD, ku militantë të tij dhunuan edhe deputetin Salianji. Në një dalje publike për mediat, Berisha, tha se Ervin Salianji, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar, mos dorëzimin tek autoritete italiane të shumë kërkuarit Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Berisha ka sulmuar gjyqtarët që kanë pasur lidhje me çështjen, dhe konkretisht Artan Gjermenin. Më pas akuzoi gjyqtaren e Apelit, Petra Sadushin, si dhe Blerina Muçën. Sipas Berishës këto duhet të ndiqen penalisht, pasi me verbëri kanë zbatuar urdhrat politikë. “Ervin Salinji si deputet në betejën e tij, denoncoi, Geron, apo Agron Xhafën një i kërkuar nga drejtësia italiane pasi ishte i dënuar me 7 vite burg si drejtues i rrjetit të Bolonjës të trafikut të drogës, i kërkuar në Venezuelë, sepse ky trafik ishte mes Venezuelës dhe Australisë, i mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij në pushtet Fatmir Xhafën. Ky delinkuent vazhdonte i qetë trafikun e tij nga porti i Vlorë, me mbrojtje nga Edi Rama. Gazetarët faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa, vazhdon të ishte drejtues si trafiqeve nga Porti i Vlorës, se ai ishte i aftë të siguronte tonelata e tonelata droge për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritete italiane të shumë kërkuarit Geron Xhafa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafikut”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post