Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dalë nga Prokuroria pak minuta më parë ku ka dhënë shpjegime lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt. Salianji deklaroi se “unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama” duke iu referuar protagonistit të videos së fundit, Fred Alizotit. Salianji ka dëshmuar për afro 2 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audiopërgjimin dhe më pas iu përgjigj gazetarëve, që po e prisnin:
Pyetje: Për çfarë u pyetët z. Salianji?
Salianji: Kryesisht për videon e publikuar dhe pavarësisht se isha i thirrur përpara se ta publikoja videon, pyetjet kryesore të prokurorisë ishin rreth publikimit të videos së dytë. Besoj të mos humb kohë rreth deklarimeve për këtë çështje, sepse prokuroria i nxjerr sapo unë dal nga dera e prokurorisë, mbase mund t’i ketë nxjerrë edhe më përpara, por do të viheni në dijeni për të gjitha rrethat e videos dhe prokurorët ishin shumë të qartë dhe pa asnjë dileme në lidhje me atë çështje.
Pyetje: Në çfarë statusi ju është dërguar ftesa për t’u pyetur?
Salianji: Në datën 9 para publikimit të videos prokuroria më ka sjellë, pasi kryeministri tha në një deklaratë publike që duhet të vazhdohet me pjesën e dytë, prokuroria më thërriti si person nën hetim. Që ta kuptojnë qytetarët, unë jam person nën hetim për shkak se kallxuesi – viktimë, Agron Xhafaj, i burgosur dhe në burg sot, krimineli i dënuar për trafik droge më ka kallxuar mua dhe gazetarin investigativ dhe ne kemi punë për herë të tretë në prokurori, gazetari për të disatën herë, ndërkohë që Agron Xhafaj viktima-kallxuese nuk ka ardhur asnjëherë në këtë formë në prokurori dhe në dyert e institucioneve, por ka ardhur si person që na ka kallxuar ne.
Pyetje: A ju pyeti prokuroria ju për videon e parë, se tani po e konsiderojmë video e parë dhe video e dytë, për videon e parë se si u vendosët ju në dijeni dhe idhjen me gazetarin Jetmir Olldashi sepse kanë dalë informacione në media këto ditë, flitet një takim i juaji më datën 20 tetor 2017 me Albert Veliun. Ju pyeti në këtë pjesë dhe cili ishte sqarimi që ju dhatë?
Salianji: Prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen apo fakte të tjera që gjenden në fashikullin e Prokurorisë, prokurorisë mund t’i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë paguar dhe kanë dhënë “një pako të mirë” për dëshmitarin kryesor të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë relaksi, duket të plotë, ka treguar të gjithë historinë e vetë se si ka ardhur dhe se si është fabrikuar nga policia e shtetit dhe nga vartësit e Fatmir Xhafajt, për të shpëtuar jo vetëm vëllain e vetë por edhe lëkurën e vetë në krye të Ministrisë së Brendshme.
Pyetje: Ju jeni personi që keni publikuar videon dy dhe a mund të na jepni detaje, ku është realizuar kjo video, nga kush dhe a i keni dhënë detaje prokurorisë në lidhje me të?
Salianji: Në lidhje me këtë çështje jam vënë në dijeni në qershor, pasi është publikuar në media se ka pasur një aktor, nuk i kam dhënë rëndësi sepse ka qenë një material që nuk ka pasur pikë rëndësie. Kur e kam parë që prokuroria e ka pasur këtë person të besueshëm dhe provën kryesore e kam bërë publike për publikun. Të gjitha detajet në lidhje me këtë çështje me detaje i kam dhënë tek prokuroria dhe shumë shpejt që do ta kemi, të mos humbim kohë për këtë.
Pyetje: Z. Salianji, ju i besoni Fredi Alizotit në versionin e parë, apo në versionin e dytë? Sepse për të njëjtën ngjarje ai ka dy versione.
Salianji: Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama. ?
Video:
Diskutime rreth kësaj post