Kreu i FRD-së Sali Shehu ka dhënë sërish një prononcim për mediat pas ngjarjes së tensionuar që ndodhi sot në zyrat e partisë që ai drejton, ku policia bashkiake u përplas me presidentin Ilir Meta.
Sali Shehu u shpreh se shkresa që ka ardhur nga zyra e bashkisë është e pafirmosur, e pavulosur dhe joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike.
Intervista e plotë e Sali Shehut:
Pyetja: Dua të bëj një pyetje si fillim, kur ka ardhur shkresa për herë të parë për të liruar ambientet?
Shehu: Menjëherë pas kemi firmosur marrëveshjen me Aleancën për Ndryshim dhe kemi organizuar zgjedhjet në parti, në korridoret e partisë ka ardhur një shkresë pa firmë dhe vulë, mund të ketë qenë data 4, 5, ka ardhur e hedhur në korridor, jo në zyrë.
Pyetja: Me postë?
Shehu: Jo. Nuk ka si me ardhur me postë një shkresë pa protokoll.
Pyetja: A mendoni e ka lidhje me largimin e Topit?
Shehu: Mendimi im është pasi kemi firmosur marrëveshjen. Ka sfond politik. Ishte zgjedhur kryetari i ri, pasi Topi solli dorëheqjen.
Pyetja: Pse e keni thirrur presidentin, ishte rastësi apo i kërkuat ndihmë?
Shehu: Ju falënderoj për pyetjen. Në orët e para të mëngjesit fillova takimet, nga ora 10 më vjen kryetari i Tiranës dhe më thotë nuk më lënë të hyj brenda. Punonjësit më thanë kemi urdhër. Aty shpërndava njoftimin për drejtuesit e shtetit. Kryetari i Tiranës bëri një prononcim. Unë bëra deklaratën. Kur mbarova më telefonon Presidenti; ku je? Jam para zyrave, i them, erdha më, tha.
Pyetja: Çfarë hapash do të ndërmerreni?
Shehu: Ne kemi ndërmarrë disa hapa, njoftimi i të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit, KQZ-së, hapi i tretë njoftimi i prokurorisë së Tiranës për aktin vandal, kallëzim penal drejtuar SPAK kundër bashkisë së Tiranës. Pasdite kemi dërguar një shkresë zyrtare për ndërkombëtarët.
Pyetja: Do i lironi zyrat?
Shehu: Jo, ne jemi në zyrat tona dhe në drejtën tonë. Jemi me qirinj si në kohën e luftës, por kjo është tregues se diktatura është në prag. Sot i jam drejtuar edhe gjykatës administrative. Shteti duhet t’i drejtohet FRD në mënyrë institucionale dhe jo banditeste. Në 2021 i fiken dritat një partie politike.
Diskutime rreth kësaj post