Ish-kryeministri Sali Berisha, është takuar ditën e sotme me anëtarët e FRPD në Tiranë, nga ku kritikoi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për shpalljen e Zgjedhjeve në këtë forum.
I vendosur për të larguar Bashën nga drejtimi i PD-së, Berisha u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PD dhe FRPD, që të bashkohen dhe të krijojnë Opozitën e “vërtetë” për të rrëzuar qeverinë “Rama”.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Kjo është foltorja më e rëndësishme, më vendimtarja, në përpjekje për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë opozita. Dhe ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar sepse e di që ju jeni të rinjtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare. Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufishëm se i gjithë të tjerëve. Ndaj besoj se kjo “Foltore” do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë dhe në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente në një moment kritik. Kam bindjen se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narkoshtetin”, -u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Diskutime rreth kësaj post