Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga një prej anëtarëve të PD, se si do të veprohej me Lulzim Bashën. Berisha u shpreh se do të mblidhen firmat e 1500 anëtarëve të PD dhe më pas do të kërkohet një mbledhje e Këshillit Kombëtar, e cila duhet të vendosë mbi referendumin, ku çdo anëtar i partisë, do të shprehet nëse mbështet ose jo vendimin e Bashës për përjashtimin tim nga Grupi Parlamentar.
Deklarata e Berishës:
“Kjo nismë do të ketë ndërgjegjësimin e demokratëve për situatën e krijuar në PD. Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të kuvendit kombëtar dhe pas kësaj do thërrasim forumin më të lartë që është kuvendi kombëtar i partisë. Ne çdo gjë do ta zgjidhim në mënyrën më demokratike. Do t’i kërkojmë kuvendit kombëtar të vendosë që për vendimin që mori, të shprehet me referendum çdo anëtare dhe anëtar i PD në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post