Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh organizatave se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, në shtator do të mbahen zgjedhje të tjera dhe do të largohet nga pushteti. Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Maliq, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega.
Berisha tha se Rama e ndien humbjen dhe e siguroi atë se në 14 maj PS do të humbiste në zgjedhje. Berisha tha se Kokona ndante paratë me ministren Mirela Kumbaro, pasi sipas tij, nuk kishte ndyshe sesi të qëndronte në atë pozicion.
“Pra në datën 14 maj, ne ndahemi nga krimi. Ju e shihni sesi ka penetruar krimi. Para disa ditësh doli skandali për një Kokona Kokona, ajo është mbesa e Petrit Dumes. Ajo punonte si sekretare e përgjithshme e Edi Ramës dhe merrte rrogën e shtetit e në gjykata shkonte e përfaqësonte kompanitë kundër shtetit. Por si ndodhte kjo? Ajo ndante paratë me ndrikull Kumbaron se ndryshe nuk ka mundësi. Votoni për rikthimin e shqiptarëve në Shqipëri. Beteja për rroga nuk do të ndërpritet derisa të kalojmë sërish të parët në rajon për rroga e pensione.
Bizneset do të kenë përgjysmimin e taksave. Energjia me 6 lekë siç ka qenë më parë. Të firmosim fitoren. Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar nëj mendim në kokë dhe u kishte çuar haber organizatave të tij, “Po nuk fituam do të ketë zgjedhje në shtator dhe do të ikim nga pushteti”. Edhe ja ku po ta them reale. Do të ikësh Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post