Nga oborri i selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë protesta kombëtare, të cilën edhe një herë e njoftoi se do të nisë të hënën në orën 16:00. “Lëvizja e radhës do të jetë protesta kombëtare e më pas ristrukturimi i partisë”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët se kur do të shkojë në selinë e PD, ai tha: “Që nesër do të jem në seli, dmth këto ditë, se nesër mund të mos jemi këtu. Ne jemi këtu, ai do të jetë këtu. Tani i kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë”.
I pyetur nëse Basha ka arsye për të patur frikë, Berisha vijoi se njeriu i palirë përjeton frikëra dhe terrore të tmerrshme.
Diskutime rreth kësaj post