Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportet aktuale mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe padinë kryeministrit Rama ndaj Ramush Haradinajt. Ai është shprehur se problemi kryesor në këto kohë është tradhtia shqiptare ndaj Kosovës.
“Problemi më i mprehtë sot është tradhtia shqiptare ndaj Kosovës. Serbia është ajo që ka qenë, fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb. Kurse kemi të bëjmë me këtë periudhë me tradhtinë e dytë të madhe kombëtare të shqiptarëve ndaj Kosovës.
Rrethanat janë të ndryshme, është e vërtetë se në Tiranë dhe në Prishtinë argatët e Beogradit punojnë për Serbinë e Madhe, por nga ana tjetër nuk është absolutarizmi i Titos dhe i Enver Hoxhës të diktojë ritmet që duan. Fatkeqësia shqiptarë është se kreu i ekzekutivit shqiptar Esat Toptani i Ri, apo Edvin Kristaq Zografi Bis, kreu i presidencës në Kosovë apo miladini shqipfolës, argat i mirëfilltë i Beogradit dhe individë të tjerë përdorin milionat e tyre dhe të Beogradit për të promovuar idenë e serbomadhisë, ndërmarrin hapa konkrete. Sot po ti hedhësh një sy planetit nuk gjen një kurrë një kryeministër që ka paditur në gjykatë një kryeministër tjetër përveç kreun e ekzekutivit shqiptar që ka paditur kryetarin e qeverisë së Kosovës, pasi është bërë i kapërcimin e tij për projektin e Serbisë së Madhe në copëtimin dhe ndarjen e Kosovës, në atë që quhet minishengen dhe që në fakt është Jugosllavia e Re.
Ky punon me aq zell sa ç’punonte Enver Hoxha për përfshirjen e Shqipërisë si republikë e 7 edhe ky për vasalizimin e Shqipërisë ndaj Beogradit. Problemi më madhor sot është habia shqiptare. Habitë janë dy llojesh mahnitëse për pozitivitetin e tyre po janë po kaq negative dhe të zeza dhe kjo në fakt është habia më negative në historinë e kombit,” – tha Berisha në Abc News.
Diskutime rreth kësaj post