Nga Berati, ku po mban foltoren e parafundit, Sali Berisha deklaroi se në të shkuarën ka kërkuar shpalljen “non grata” të George Soros.
“Armiku i demokracisë është George Soros. Për këto arsye unë kam kërkuar që ai të shpallet non grata nga Kongresi amerikan, që t’i ndalohet që të përfshihet në politikë jashtë SHBA. I kam shkruar Sekretarit të Shtetit që Soros është kryekorruptori i demokracive.
Berisha tha se Soros është gjeni në manipulimet financiare, që tha se shkojnë në kufijtë e genocidit, sepse, sipas tij, ata që e pësojnë janë njerëzit e varfër.
“Për këto arsye kam kërkuar në Kongresin amerikan dhe në Parlamentin Europian që ai të shpallet non grata”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post