Ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli për arrestimin e mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion tha se prangosja e tij erdhi pas sulmit politik të kryeministrit Edi Rama.
“Çdo njeri që gjobit shqiptarët meriton të ndëshkohet tërësisht nga ligji. Por të vijmë në rastin konkret. Doktori, unë përsëri shprehem për vete dhe çdo njeri, ai që ka gjobitur shqiptarët meriton të ndëshkohet, por këtu kemi të bëjmë me një xhind.
Sot deklaruan se kanë gjetur në shtëpinë dhe në zyrën e tij qindra mijëra euro, të nesërmen Rama doli dhe sulmoi doktorin, të pasnesërmen doktorit i vunë prangat pas sulmit publik dhe politik që i bëri Rama”, u shpreh Berisha në emisionin “Tempora”.
Diskutime rreth kësaj post