Sali Berisha tha nga ‘Foltorja’ se nesër nëse presidenti dekreton një datë për zgjedhjet lokale në disa bashki të cilat janë pa kryetar, do të futet në zgjedhje, në logon e PD-së. Berisha madje ironizoi duke e ftuar Bashën ne ”Foltore’, por tha atë nuk e lejojnë.
“PD që është sot para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po dekretoi presidenti i Republikës, fiton zgjedhjet. Nuk diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm.
Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një anëtarë, ai përfaqëson vetëm muret e tij, e ftoj të vij në Foltore! Futet dot, nuk e lenë se është sjellë në mënyrë të patolerueshme. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike. Problemet i ka krijuar vet ai”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post