Meterologia Adiola Bani ka zbuluar si do të jetë moti përgjatë kësaj jave. Ajo tha se nga dita e nesërme do të ketë një ndërprerje të reshjeve të shiut, dhe ulje të temperaturave, situatë e cila do të jetë e përkohshme.
Reshjet me intesitet të lartë pritet që të rikthehen nga e premtja, dhe të vazhdojnë në fundjavë.
Moti me reshje shiu në fundjavë duket se vë në pikëpyetje dhe mbajtjen e Kuvendit të PD-së që është parashikuar të shtunën në ambientet e stadiumit Air Albania.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në rast se moti do të ishte i mirë, Kuvendi do të mblidhej në stadium, por tashmë duket se do të duhet një skenar dhe plan B.
Diskutime rreth kësaj post