Ish kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar Bashën se nuk mund të shkojë në SHBA. Lidhur me këtë akuzë është pyetur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj.
Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese, por tha se Basha “mund” të shkojë për vizitë pune në Amerikë.
“Basha nuk shkon dot në SHBA? Nuk e besoj, nuk i kam kërkuar Bashës që të më tregojë pasaportën apo vizën. Besoj se mund të shkoj sa herë të ketë ftesa apo takime pune në Amerikë”, tha Rushaj për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post