Sali Berisha ka lëshuar një mesazh të fortë kundër mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri. Ai ka akuzuar sërish Edi Ramën, duke e konsideruar vasalin e Vuçiçit që kërkon të ndajë Kosovën. Sali Berisha vazhdon ti mëshojë fort idesë se; është një nga kalorësit e mbrojtjes së kufijv të Kosovës, fakt që e ka penalizuar me titullin non grata të dhuruar nga SHBA.
Sali Berisha në postimin e tij tha se: “Përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë de facto aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro maqedonase.
Më poshtë po citojmë të plotë deklaratën e Berishës për mbledhjen e dy qeverive.
“Dy fjale per mbledhjen e dy qeverive!
Miq, Mbledhja e sotme ne Elbasan e qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves duhet te shenonte nje ngjarje te rendesishme bashkepunimi midis dy vendeve.
Ne te vertet ky takim thellon edhe me shume hendekun dhe perçarjen midis dy qeverive te te njejtit komb.
Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase.
Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe lojen e rrezikshme te Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit per veriun e Kosoves dhe vasalve te tij, Zografi Bis dhe Zaev qe po bejne me rajonin tone duke nxitur me nismen e tyre nacionalizmat e semura dhe konfliktualitetin ne rajon. sb” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post