Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbylljes së foltores me gratë demokrate, nga ana e ish-Kryeministrit Berisha. Basha shprehet se asgjë nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha.
Ish-kryeministri tha gjatë foltores së sotme se burime amerikane i kishin bërë me dije se Basha i kërkonte ambasadores Yuri Kim që të bisedonin jashtë zyrës pasi dyshonte se Berisha kishte vendosur përgjues. Ai paralajmëroi se do i nxjerrë Bashës gjëra të pabesueshme.
Diskutime rreth kësaj post