Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se është anëtar i Grupit Parlamentar të PD. Berisha tha se KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit si pjesë e Grupit Parlamentar të PD.
Deklarata e Berishës:
“Në 25 prill ishte kandidat i PD, KQZ më konfirmoi si deputet i PD dhe unë jam deklaruar si deputet i Partisë Demokratike.
Deputeti nuk mund të përjashtohet nga Grupi Parlamentar me një deklaratë të Kryetarit të PD, i cili shkeli statusin e partisë. Në statut parashikohet që përjashtimi ndodh nëse Këshilli Kombëtar voton me 2/3 e votave, ndërkohë që Kryetari shkarkohet me 50+1 % të votave”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post