Analisti Frrok Çupi tha se lajmi nuk është formimi i qeverisë së re, pasi pritej një gjë të tillë, por nëse Berisha do të jetë pjesë e Parlamentit ose jo.
Çupi e ka cilësuar këtë përplasje brenda PD-së për çështjen Berisha si një teledramë.
“Kjo është një situatë teledramë, Berisha po të kishte burrni, s’do ta lejonte vetes të degradonte dhe të thoshte se do vij me zori në Parlament. Por mirë le të vijë. Berisha është çmontuar, si organizator konflikti, granatahedhës. Vlera qëndron se pse ia lejon vetes, e pse çon PD në fund të gropës. E bën sa qesharake, të kapshme dhe të denigrueshme. Do të jetë e shëmtuar nëse Berisha do të jetë në Parlament. Lulzim Basha nëse vazhdon të mbrojë Berishën shumë shpejt të shpallet një organizatë pranë terrorit nga SHBA”, – theksoi Çupi.
Diskutime rreth kësaj post