Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me përfaqësuesit e diasporës, ka bërë disa zotime lidhur me marrëdhënien me Kosovën, pasi ai të vijë në pushtet.
Ai tha se do të firmosë një marrëveshje me Kosovën për shtetësinë, ku do t’i japë të drejtën çdo shqiptari, në të dyja anët e kufirit, të mbajë shtetësinë që do.
Berisha gjithashtu, u shpreh se do lobojë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
“Shqipëria nuk do pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës përveçse barazisë. Shqipëria, një nga marrëveshjet që do firmosë me Kosovën do jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar, në të dyja anët e kufirit, do ketë të drejtën të zgjedhë shtetësinë që do ose të mbajë dy shtetësinë. Me Kosovën do hiqet ajo që Edi Rama i ofron Serbisë, Shqipëria do ia ofrojë Kosovës. Do lobojë për njohje të saj ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovës në denoncimin e Serbisë në gjykata ndërkombëtare”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post