Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin deklaroi se opozita e kryesuar nga Basha duhet të afrojë pranë vetes elitë shqiptarë nga jashtë.
Sipas Berishës sjellja e më të mirëve nga jashtë do ishte e domosdoshme.
Ai tha se Lulzim Basha do të jetë kryeministër i vendit në vitin 2021
“Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”, – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post