Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për kandidimin e inxhinieres Luljeta Bozo në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha në “Frontline” se në historinë e botës nuk gjen një 77 vjeçare që ta filllojë politikën në këtë moshë, ndërsa shtoi se Rama futi edhe Najada Çomon në lista për t’i treguar socialistëve se e menaxhoi mirë pandeminë.
“Unë them se lista e Bashës është një listë plotësisht fituese. Unë absolutisht do bëja një listë tjetër, pasi secili e bën listën sipas mendjes së tij. Ajo është një listë e kryesisë e PD dhe Këshillit Kombëtar. Lista ka personalitete të shquara nga fusha të ndryshme. Unë do kisha mbajtur shumë më tepër se gjysma e kësaj liste.
Në historinë e botës nuk gjen që një 76 apo 77 vjeçare ta fillojë politikën në këtë moshë. Vuri edhe zonjën tjetër për t’u thënë socialistëve se e menaxhova mirë pandeminë”, – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post