Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme mes Ministres së Arsimit Evis Kushi dhe pegagogëve, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit ku nuk u arrit dakordësi për çështjen e rritjes së pagave.
Berisha shprehet se Kushi me porosi të Ramës, refuzon kërkesat e pegagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale.
Ai shton se PD ofron mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar protestë me datën 5 tetor.
“Qendrim cinik i Edi Rames ndaj pedagogeve te universiteteve! Zonja Kushi me porosi te Rames sillet si zonja Askushi! Ajo, ne emer te Edit refuzon kerkesat minimaliste te pedagogeve per pagat dhe kushtet tjera minimale per universitetet. Pedagoget shpallin 5 tetorin diten e greves se pergjithshme! Mbeshtetje te plote pedagove greviste! Denim qendrimit cinik te Edi Rames!”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post