Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar gabimin më të rëndë që ka bërë në karrierën e tij politike. Berisha tha se gabimi më i madh i tij lejimi i firmave piramidale.
“Unë kam njohur në gabim shumë të rëndë, lejimin e skemave piramidale. Por sërish, në ’97 ishte Fatos Nano që u tha shqiptarëve që do t’u jepte çdo qindarkë të humbur, ndërsa unë u thash që nuk do t’u jap asnjë qindarkë.
Nëse do të vendosja që të merrja një borxh të pa marrë, do t’i paguaja çdo qindarkë. Aty bëra një zgjedhje të drejtë, pas një tolerance dhe gabimi të madh”, tha Berisha për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post